Dy super derbi këtë fundjavë në Superligë

Dy super derbi këtë fundjavë në Superligë

Dy ndeshje tejet interesante zhvillohet këtë fundjavë në kuadër të javës së 17-të të Superligës në futboll.

Na pret derbi i anamoravës mes Gjilanit e Dritës, e planifikuar për të dielën.

Në këtë përballje, të dy ekipet hyjnë me synime krejt të kundërta.

Të kuqtë janë të shtatit në tabelë me 17 pikë, derisa të kaltrit të dytit me 28 pikë, në luftë për titullin kampion, ndonëse janë 10 pikë larg liderit, por kanë edhe një ndeshje më shumë.

Të dy ekipet fituan xhiron e kaluar dhe hyjnë të dielën për ta vazhduar këtë ecuri.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar mes njëra tjetrës kishte fituar Drita pastër 2:0.

Derbi tjetër i kësaj xhiroje zhvillohet mes Llapit Ballkanit të shtunën në “Podujevë”.

Ballkani nuk di të ndalet këtë edicion, është bindshëm më i fortë se të tjerët duke kryesuar me 38 pikë, 10 më shumë se Llapi i vendit të tretë, por suharekasit kanë edhe dy ndeshje më pak.

Therandasit nuk dinë për rezultat tjetër pos fitores tash e shtatë javë, kurse llapjanët pas dy fitoreve radhazi, pësuan në vikend. Ballkani i ka takuar sfida e parë me Llapin 2:1.

Prishtina synon t’i rikthehet fitores në shtëpi ndaj Fushë Kosovës. Bardh e kaltrit kanë vetëm një fitore në pesë sfidat e fundit, derisa Fushë Kosova tri humbje rresht.

Në tabelë, kryeqytetasit janë të pestit me 22 pikë, kurse Fushë Kosova e parafundit me 10 sosh.

Pasi e mposhti Llapin si vendas, tash Malisheva kërkon pikët e radhës në shtëpi ndaj Lirisë në formë katastrofale.

Malishevasit janë të katërtit në klasifikim me 23 pikë, derisa prizrenasit e mbyllin atë me nëntë pikë.

Ndeshja e fundit do të jetë mes Feronikelit 74 e Dukagjinit. Pozita e gjashtë është e rezervuar për klinasit me 21 pikë, gjashtë më shumë se Nikli i teti.

Related Articles