Dy të lënduar gjatë një aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë, njëri në gjendje më të rëndë

Dy të lënduar gjatë një aksidenti në rrugën Prishtinë-Podujevë, njëri në gjendje më të rëndë

Dy persona janë lënduar gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, raporton Gazeta Enigma.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:30,në rrugën  Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti. /Gazeta Enigma/

Related Articles