Këtë të hënë një aksident trafiku ka ndodhur në mes të jë veture dhe një traktori në Vushtrri, raporton Gazeta “Enigma”.
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 14:00 në fshatin Bukosh të Vushtrrisë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një traktor, si pasojë aksidentit lëndime kanë pësuar dy persona”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/