Dy të lënduar nga një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

“Në ora 16:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë segmentin Suharekë-Duhël. Në aksident janë përfshirë dy automjete, si pasojë e aksidentit deri më tani dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet policore të trafikut po merren me aksidentin”.

Related Articles