Dy të vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar nga aksidenti që ka ndodhur, të mërkurën rreth orës 22:40, në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin rrugor Mazgit-Veternik.

Këtë e bëri të ditur Daut Hoxha, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës.

Ai ka theksuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor.

Sipas tij, është njoftuar prokurori dhe njësitet kompetente policore janë duke kryer hetimet lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti për ndërmarrjen e masave ligjore.

Related Articles