Dy të vdekur nga dy aksidente trafiku gjatë mbrëmjes të së premtes

Dy të vdekur nga dy aksidente trafiku gjatë mbrëmjes të së premtes

Dy persona kanë vdekur nga dy aksidente që kanë ndodhur në Suharekë dhe në Llapushnik, shkruan Gazeta Enigma.

Në fshatin Duhël të Suharekës është raportuar për një aksident trafiku mes tri veturave, nga ky aksident ka vdekur njeri nga shoferët, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime trupore ku njëri nga ta është duke u trajtuar në repartin kirurgjik, ndërsa  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Llapushnik, vozitësi  kosovar nga pakujdesi ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare, duke i shkaktuar lëndime vdekje-prurëse, vdekjen e së cilës  e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Të dy rastet lanë ndodhur mbrëmjes e së premtes./GAZETA ENIGMA/

Related Articles