Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë

Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete, të martën, në shtëpinë e tij në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.

Ndërkaq një ditë më parë, raportohet se edhe një tjetër është gjetur pa shenja jete , i cili po ashtu është dërguar për obduksion.

Prishtinë 12.07.2022. “Raportohet se në shtëpinë e tij ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe një ekip mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti vazhdon të hetohet.thuhet në raportin e policisë.

Prishtinë 11-12.07.2022. “Raportohet ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Njësitë relevante policore dhe një ekip mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes, mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles