Sot rreth orës 18:00, ka ndodhur një incident me armë zjarri në rrugën Gjilan–Kamenicë, ku disa persona janë gjuajtur me armë zjarri mes vete, përderisa ndodheshin në dy vetura në lëvizje.
Si pasojë, një përson ka mbetur i plagosur.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha për Gazetën Enigma se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.
“Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se në incident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e rastit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa po trajtohen nga autoritetet shëndetësore”, tha Hashani për “Enigmën”.
Tutje Hashani tha se Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast.
