Dy vjet burgim dhe 1000 euro gjobë pasi u kap me drogë

Dy vjet burgim dhe 1000 euro gjobë pasi u kap me drogë

M.B nga Gjakova është dënuar me dy vjet burgim dhe me 1000 euro gjobë për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.



Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Drilon Haraçia, e shpalli fajtor për këtë vepër penale dhe i shqiptoi dënimin pasi i pandehuri paraprakisht kishte pranuar fajësinë sipas aktakuzës.

I pandehuri M.B., akuzohet se “me datën 24 qershor 2021, gjatë bastisjes nga ana e policisë në shtëpinë e tij në katin e dytë të shtëpisë tek dhoma e tij, janë gjetur tetë (8) qese të mbushura me substancë të llojit Marihuanë, një (1) kavanoz i mbushur me substancë të llojit Marihuanë, një qese të mbushur me substancë narkotike të llojit Kokainë në peshë rreth 1.36 gram, dy peshore digjitale të cilat shërbejnë për matjen e narkotikut, ndërsa brenda në një aneks të shtëpisë (shupë) janë gjetur njëzet (20) qese të paketuara dhe të mbushura me substancë narkotike të llojit Marihuanë, e gjithë kjo sasi e substancës narkotike-kanabis (Marihuanë) në peshë prej 986,76 gramë”, thuhet në komunikatë.

Gjykata ka urdhëruar që ndaj të pandehurit M. B., të konfiskohen mjetet monetare në shumën prej pesëqind e tridhjetë (530) € , si mjete te përfituar nëpërmjet kryerjes se veprës penale dhe të bëhet shkatërrimi i substancës narkotike./Gazeta Enigma/

Related Articles