Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 23:35, dy zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht nga një person i cili kishte urdhër arrest të lëshuar nga gjykata.
Sipas policisë, i dyshuari ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga policia.
Ndërsa, nga sulmi njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta trupore.
“Kaçanik, 14.12.2021 – 23:35. Dy zyrtar policor janë sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i cili kishte urdhër arrest të lëshuar nga gjykata. I dyshuari ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga policia. Si pasoj e sulmit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Enigma.