Zyra e Prokurimi në komunat të cilat drejtohen nga serbët duket se do të kenë shumë punë. Shpalljet e tenderëve për asfaltimin e rrugëve në Komunat e Kllokotit dhe Ranillugut po dyshohet se janë bërë për t’i favorizuar disa kompani të caktuara, mëson ekskluzivisht Gazeta “Enigma”.
Asfaltimi i rrugës “Crep-Ropotovë e Madhe” e cila kap vlerën e 960,000 eurove është vënë në tenderim nga Komuna e Ranillugut. Deri këtu është gjithçka në rregull, mirëpo jo edhe me kushtet të cilat janë vënë për kompanitë tenderuese.
Gazeta “Enigma” ka mësuar se Zyra e Prokurimit ka vënë kushte për kompanitë e mundshme kontraktuale të cilat i shkojnë për shtati vetëm një kompanie të caktuar.
Këto kritere të cilat janë vënë në tenderim nuk janë kërkuar asnjëherë në rrugë regjinale dhe aq më pak në autostrada, ndaj edhe lind dyshimi përse të bëhen në rrugë lokale.
Thuajse një storje e ngjajshme është edhe në Komunën e Kllokotit, e cila ka hapur tenderimin për asfaltimin e rrugës “Kllokot – Mogillë”.
Vlera e asfaltimit është 840,759.00 euro dhe kriteriumet e vëna favorizojnë një kompani të caktuar.
Gazeta “Enigma” mëson që shumë kompani janë ankuar në Zyren e Prokurimit për t’i ndërruar kriteriumet, pasi që bëhet fjalë për rrugë lokale dhe nuk janë të nevojshme disa nga kriteret e kërkuara.
Me këtë rast duhet të bëhet hetim i menjëhershëm dhe i detajuar se si janë vënë dhe përse këto kritere, pasi që buxheti shtetëror mund të pësoj humbje të mëdha milionash.