Dyshohen për korrupsion, arrestohen dy kirurgë në Spitalin e Vushtrrisë

Dyshohen për korrupsion, arrestohen dy kirurgë në Spitalin e Vushtrrisë

Janë arrestuar dy kirurgët e dyshuar për korrupsion në Spitalin e Vushtrrisë.

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy kirurgë të përfshirë në skandalin e korrupsionit në Spitalin e Vushtrrisë, raporton Gazeta Shneta duke u thirrur nga burimet.

Kirurgu i tretë nuk është gjetur në vendin e punës dhe i është bërë thirrje të lajmërohet në Polici.

Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e spitalit Dr. Shekfije Shatri. “Ju njoftojmë se policia e Kosovës po sa e ka arrestuar në Spital, dr. Arsim Latifaj dhe dr. Ekrem Sefiu. Ndërsa dr. Isuf Zekaj është në pushim vjetor për çka është thirrur në telefon dhe i është kërkuar dorëzimi në polici”, ka deklaruar Shatri.

Ajo ka njoftuar poashtu se tre kirurgët janë suspenduar nga puna në këtë spital.

Related Articles