Një shtëpi është kapluar nga zjarri në fshatin Ujz të Gjakovës, policia për këtë rast është informuar rreth një orë më parë dhe mënjehërë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme në vendin e ngjarjes.
Policia ka konfirmuar për Gazetën “Enigma” se zjarri është në zhvillim e sipër, teksa në një nga dhomat e shtëpisë dy katëshe dyshohet se kanë qenë dy fëmijë 10-13 vjeç, djem të axhës mes vete.
Lumni Graishta, drejtor në Policinë Rajonale të Gjakovës, tha se për të miturit po presin konstatimin e mjekut.
“Presim konstatimin e mjekut, zjarri është në zhvillim e sipër. Fëmijët janë të gjinisë mashkullore, 10-13 vjeç”, tha Graishta për Enigmën.
Në vend ngjarje është policia, zjarrëfikësit dhe mjekësia ligjore.
Bëhet e ditur se viktimat mes vete janë djem të axhës, ndërsa shkaqet e zjarrit që çuan deri të tragjedia mbeten akoma të panjohura.
Në vendngjarje po qëndrojnë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ekipi i zjarrëfikësve dhe Mjëkësia Ligjore./Gazeta Enigma/