Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi që dyshohet për veprën penale ‘Ngacmim seksual’.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Policia njofton se ngjarja ka ndodhur më 29 nëntor në ‘Rrugën e Shkronjave’.
“Vepra penale ka ndodhur me datën 29.11.2023 rreth orës 00:00 në “Rrugën e Shkronjave”, saktësisht në ashensorin e ndërtesave “Fat grup” në Prizren.
Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi të dyshuarit , mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij”, thuhet në njoftim.
Të gjithë qytetarët që mund të kenë çfarëdo informacioni për identitetin apo vendndodhjen e tij, të raportojnë në Policinë në Prizren në nr.192 , apo në cilin do stacion të Policisë në Kosovë.