Dyshohet se dhunoi 18 vjeçaren me aftësi të kufizuara mendore, ngritet aktakuzë nga Prokuroria

Dyshohet se dhunoi 18 vjeçaren me aftësi të kufizuara mendore, ngritet aktakuzë nga Prokuroria

Dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim” andaj Prokuroria Themelore në Ferizaj, të pandehurit Xh.D, i cili gjendet në paraburgim, i ka i ka ngritur aktakuzë.

Sipas kësaj aktakuze, dyshohet se i pandehuri Xh.D, e ka detyruar viktimën e cila është me aftësi të kufizuara mendore, që të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj.

“Fllimisht e josh të dëmtuarën përmes rrjetit social ‘Facebook’ që të takohen, ku e dëmtuara i bindet të pandehurit dhe i njëjti e hip në veturë dhe duke e parë dhe qenë i vetëdijshëm për gjendjen e saj psikike, me të njëjtën veturë e dërgon të dëmtuarën në motel në Ferizaj”.

“Dhe gjatë kësaj kohe e detyron të dëmtuarën që të kryej akt seksual disa herë dhe ndaj saj ushtron edhe dhunë fizike, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe në fund, i pandehuri me të njëjtën veturë që kishte marr të dëmtuarën e dërgon në të njëjtin vend ku e kishte marr dhe e lë në rrugë, me çka ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë, transmeton Gazeta Enigma.

Prokurori i çështjes ka propozuar që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet. / Gazeta Enigma

Related Articles