Sokol Cikalleshi tërhiqet nga Kombëtarja e Shqipërisë, një ditë pasi emri i tij nuk shihej në mesin e të ftuarëve për “Euro2024”

Sokol Cikalleshi tërhiqet nga Kombëtarja e Shqipërisë, një ditë pasi emri i tij nuk shihej në mesin e të ftuarëve për “Euro2024”

Vetëm një ditë pasi u publikua lista  e të ftuarve për “Euro 2024” vjen njoftimi i Sokol Cikalleshit, për pensionimin e tij nga Kombëtarja Shqiptare.

Largimin e tij nga Kombëtarja e Shqipërisë, ai e ka bërë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, raporton Gazeta Enigma.

“Ashtu siç, çdo fillim e ka një fund, edhe rrugëtimit tim me ekipin kombëtar të futbollit i erdhi fundi!” – thuhet në njoftimin e tij.

Tutje sulmuesi i ka uruar suksese Kombëtares për në rrugëtimin e saj në Evropian.

Cikalleshi ka qenë njëri ndër lojtarët kryesor të Shqipërisë. Në 58 paraqitje ai ka shënuar gjithësej 13 gola. / Gazeta Engima

Related Articles