Dyshohet se dhunoi të miturën në Gjilan, 30 ditë paraburgim të pandehurit

Dyshohet se dhunoi të miturën në Gjilan, 30 ditë paraburgim të pandehurit

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit E. F.

Ekziston dyshimi i bazuar se më 15.11.2021, rreth orës 23:00, i pandehuri në një motel ka keqpërdorur seksualisht të miturën, fillimisht janë njoftuar në rrjetet sociale, pastaj në orët e vona kanë shkuar në motel.

Me këto veprime, i pandehuri E. F. ka kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se është plotësuar kushti ligjor për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, ndonëse i pandehuri ka pranuar veprimet që i ka ndërmarr. /Gazeta Enigma/

Related Articles