Dyshohet se mori dhe mbajti kundërligjshëm një fëmijë në Hajvali, arrestohet 19-vjeçari

Dyshohet se mori dhe mbajti kundërligjshëm një fëmijë në Hajvali, arrestohet 19-vjeçari

Policia e Kosovës ka arrestuar 19-vjeçarin me inicialet S.R., i dyshuar për veprën penale “Marrje apo mbajtje e kundërligjshme e fëmijës”, raporton Gazeta Enigma.

19-vjeçari dyshohet se ka marrë kundërligjshëm dje një fëmijë në fshatin Hajvali të Prishtinës. Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për regjionin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Arrestimi është realizuar mbrëmë, lidhur me një rast që ka ndodhur më datën 22.06.2021 në fshatin Hajvali, i cili fillimisht është cilësuar si Tentim rrëmbimi. Që nga dita e raportimit hetuesit policor të rajonit të Prishtinës, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe dje kanë arritë të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personit të dyshuar. Ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, për veprën Marrje apo mbajtje e kundërligjshme e fëmijut”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles