Haxhiu: Vaksinave që janë donacion nga Norvegjia u skadon afati edhe 7 ditë

Haxhiu: Vaksinave që janë donacion nga Norvegjia u skadon afati edhe 7 ditë

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se vaksinat të cilat Norvegjia i ka dhuruar për Kosovën janë mashtrim nga Qeveria, raporton Gazeta Enigma.

Haxhiu përmes një postimi në facebook ka theksuar se vaksinat që janë donacion nga Norvegjia, afati ju skadon edhe 7 ditë.

“Vaksinat Astra Zeneca që Norvegjia i ka larguar nga përdorimi muaj më parë tani ia kanë ofruar si ndihmë Kosovës, por që fatkeqësisht një pjese nga ky donacion u skadon afati i përdorimit vetëm edhe 7 ditë!!!”, ka shkruar Haxhiu ndër të tjera.

Postimi i plotë:

“Ndihma” e trumbetuar nga Norvegjia në bashkpunim me Lajçakun për furnizim me vaksina për Qeverinë Kurti 2 është mashtrimi i radhës.

Vaksinat Astra Zeneca që Norvegjia i ka larguar nga përdorimi muaj më parë tani ia kanë ofruar si ndihmë Kosovës, por që fatkeqësisht një pjese nga ky donacion u skadon afati i përdorimit vetëm edhe 7 ditë!!!

Kur Norvegjia muaj më parë largoi nga përdorimi vaksinat Astra Zeneca në depo kishte 180,600 doza.

Prej këtyre vaksinave 52,800 doza afatin e skadimit e kanë me datë 30 qershor 2021, ndërsa pjesa tjetër e këtyre vaksinave që Norvegjia e ka larguar nga përdorimit afatin e skadimit e kanë me 30 korrik 2021.

Kështu ndodhë kur Qeveria e Kosovës dështon të sigurojë vaksina vetë dhe të tjerët ia dhurojnë pjesën e vaksinave të cilave u skadon afati i përdorimit edhe 7 ditë.

Edhe për këtë donacion kërkojmë qasje në dokumente për ta dëshmuar vertetësinë e këtij veprimi skandaloz të kësaj qeverie./Gazeta Enigma/

"Ndihma" e trumbetuar nga Norvegjia në bashkpunim me Lajçakun për furnizim me vaksina për Qeverinë Kurti 2 është…Posted by Bekim Haxhiu on Wednesday, June 23, 2021

Related Articles