Dyshohet se nën kërcënimin e thikës dhunoi seksualisht një grua, Gjykata merr vendim për 26-vjeçarin në Gjakovë

Dyshohet se nën kërcënimin e thikës dhunoi seksualisht një grua, Gjykata merr vendim për 26-vjeçarin në Gjakovë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Sulltan Gashit, i cili u arrestua nën dyshimet se ka dhunuar seksualisht një grua.

Përmes një komunikate për media, Gjykata njofton se se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për Gashin.

Sipas kërkesës, “me datën 12 nëntor 2023 rreth orës 17:30, në Gjakovë, e detyron personin tjetër të  kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, këtu të dëmtuarën ……. ……., në atë mënyrë që nën kërcënimin e thikës të cilën i pandehuri e mbanë në dorë, e zhvesh të dëmtuarën dhe e detyron që të kryej akt seksual pa dëshirën e saj dhe më pas e dëmtuara e paraqet rastin në polici””, thuhet në komunikatë.

Related Articles