Dy persona në Tiranë kanë përfunduar me pranga në duar, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.
32 dhe 39 është mosha e dy të arrestuarëve bën të ditur policia.
“Në pranga ra A.R., 32 vjeç, banues në Bathore, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”.
“U arrestua A. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Enigma.