Është gjetur dokumentacioni i personit që u gjet i vdekur në një gropë në Pejë.
Dyshohet se trupi është i ish-ushtarit të UÇK-së, Samir Puza, i cili që nga marsi i vitit të kaluar ishte raportuar si i zhdukur, njofton Klankosova.tv.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi përmes një lidhje direkte në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.
“Fillimisht është gjetur nga një person që dyshohet se është familjar dhe më pas i është përgjigjur menjëherë policia, prokurori i krimeve të rënda dhe më pas edhe ekipet e FSK-së të cilët e kanë tërhequr kufomën”, është shprehur ai.