Për veprën penale “Krimi i luftës kundër popullatës civile”, Prokuroia Speciale i ka ngritur aktakuzë një serbi.
Sipas prokurorisë personi me iniciale M.P, i cili ka dy shtetësi, atë të Kosovës dhe Serbisë, dyshohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, ka marrë pjesë në vrasjen e disa presonave.
“I pandehuri akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth datës 1 shtator 1998, në afërsi të Lagjes ‘Hoqa Mahalla’, në Prizren, ka marr pjesë në vrasjen e viktimave Reshat Daçaj, Binak Daçaj, Fatmir Bojaxhiu”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Enigma.
Më tej, bëhet e ditur se kjo çështje penale i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme, ndërkaq i pandehuri M.P., gjendet nën masën e paraburgimit deri në një vendim të ri nga gjykata. /Gazeta Enigma