E bëri gruan për spital, arrestohet 55 vjeçari nga Ferizaj

E bëri gruan për spital, arrestohet 55 vjeçari nga Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar një 55 vjeçar në Ferizaj për dhunë në familje, derisa dyshohet se kishte sulmuar gruan, e cila më pas është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se stacioni policor në Ferizaj, të hënën mbrëma rreth orës 23:00 ka pranuar një informacion se në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

“Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet Q.T (M.K) i moshës 55 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje i shkakton lëndime trupore bashkëshortes së tij me inicialet H.F (F/K) e moshës 45 vjeçare, e cila për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor të Njësisë së Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Related Articles