E çuditshme: Goditi me grusht bashkëlojtarin e tij, FFK e dënon me dy ndeshje!

E çuditshme: Goditi me grusht bashkëlojtarin e tij, FFK e dënon me dy ndeshje!

Një ngarje tejet interesante ka ndodhur në Ligën e Parë të futbollit kosovar, me ç’rast gjatë zhvillimit të ndeshjes janë grushtuar dy bashkëlojtarë, raporton Gazeta “Enigma”.

Siç bëhet e ditur portieri Arion Ymeri ka qëlluar me boks futbollistin Abaz Karaçi pasi që kishte pranuar golin e dytë në ndeshjen përballë Trepçës, të cilën këta të fundit e fituan me rezultat 3:0.

Me këtë rast Ymeri ishte ndëshkuar direkt me karton të kuq, ndërkohë që dy ditë më pas mori edhe ndëshkimin nga FFK.

Komisioni Disiplinor në këtë institucion e ka dënuar me dy ndeshje ‘gardianin’ nga Skenderaj.

Më poshtë edhe publikimi i plotë:

“Portieri i KF “Liria” , Arion Ymeri nr fanelle 1 dhe nr ID:000784M95.

Në ndeshjen Trepça-Liria, pasi shënoi golin e dytë nga skuadra Trepça portieri mysafir Arion Ymeri grushoj bashkëlojtarin e tij pas një mosmarrëveshjes për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H I Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”. /Gazeta Enigma/

Related Articles