E detyruan viktimën të paguajë 30 mijë euro për pronën e vet, katër të arrestuar në Pejë

E detyruan viktimën të paguajë 30 mijë euro për pronën e vet, katër të arrestuar në Pejë

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e sotëm në Pejë, duke bërë të ditur se janë arrestuar katër persona të dyshuar për “detyrim”.

Të dyshuarit në këtë rast, përmes formave të ndryshme të kanosjes, ia kanë pamundësuar një personi posedimin dhe shfrytëzimin faktik të pronës së tij.

Sipas policisë, për ta lejuar atë që ta shfrytëzojë pronën e tij kanë detyruar të njëjtin që të veprojë kundër pasurisë së tij, duke e detyruar të paguajë shumën prej 30 mijë euro që t’i lejohet posedimi faktik i pronës.

“Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e luftimit të krimit të organizuar përmes operacioneve të veçanta policore, të realizuara nga drejtoria kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, hetimet rajonale në Pejë dhe në mbështetje të njësive tjera relevante, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, sot me datën 23.07.2025, ka realizuar një operacion policor, me ç’rast ka arrestuar në flagrancë 4 persona të dyshuar lidhur me veprën penale të “detyrimit”.

“Të dyshuarit në këtë rast, përmes formave të ndryshme të kanosjes, ia kanë pamundësuar viktimës posedimin dhe shfrytëzimin faktik të pronës së tij. Për ta lejuar viktimën që ta shfrytëzojë pronën e tij të blerë në formë të ligjshme kanë detyruar të njëjtin që të veprojë kundër pasurisë së tij, përkatësisht duke e detyruar të paguajë shumën prej 30.000 mijë euro, në mënyrë që viktimës t’i lejohet posedimi faktik i pronës.  Të dyshuarit, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore Pejë, ndalohen për 48 orë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Policia ka publikuar edhe pamje gjatë zhvillimit të këtij aksioni.

Related Articles