“E di çka ka ndodh në atë ndeshje, cirk”, Ismet Munishi për ndeshjen Ferizaj-Ulpiana

“E di çka ka ndodh në atë ndeshje, cirk”, Ismet Munishi për ndeshjen Ferizaj-Ulpiana

Trajneri i mirënjohur kosovar Ismet Munishi e ka komentuar ndeshjen Ferizaj-Ulpiana e zhvilluar javën e kaluar.

Ai tha se ajo çfarë ka ndodhur në atë ndeshje është cirk i vërtetë.
“As në Zanzibar nuk fitohen ndeshjet më shumë në tavolinë se në Kosovë. Unë kam informata joformale se çfarë ka ndodhur. Cirk i paparë. Nuk dua të futem ne detaje. Ne e kemi një federatë që i mbyll sytë. Asnjë klub nuk është dënuar. Ne i kemi vërtetuar disa ndeshje. Tri ndeshje me i humb në tavolinë brenda dy viteve këtu ka diçka të dyshimtë, ose me i marrë me i çu të gjithë te psikologu”, tha Munishi në T7.

Kujtojmë se Ulpiana e ka fituar ndeshjen në fushë me rezultat 2:3, por e humbi në tavolinë për shkak se e ka futur në lojë një lojtar pa të drejtë loje.

Related Articles