E fundit: Ballkani shkarkon Orges Shehin

E fundit: Ballkani shkarkon Orges Shehin

Klubi i Ballkanit ka shkarkuar trajnerin Orges Shehi.

Klubi tregoi se pas ndeshjes me Drenicën, trajneri Shehi ka informuar lojtarët dhe klubin se kishte planifikuar të largohej në muajin janar.

Duke e vlerësuar situatën dhe nevojën për stabilitet të menjëhershëm në ekip, kryesia e klubit ka marrë vendim që largimi i tij të ndodh tani.

“Klubi falënderon Orges Shehin për punën dhe kohën e kaluar te FC Ballkani, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftim.

Deri në një vendim tjetër lidhur me drejtimin e skuadrës së parë, ekipin do ta udhëheq trajneri i U21, Edon Gashi. /Gazeta Enigma

Related Articles