E FUNDIT: Naser Pajazitaj dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e kushërirës Donjeta Pajazitaj


Gjykata Themelore e Ferizajit e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, për vrasjen e Donjeta Pajazitajt,raporton Gazeta “Enigma”.

Ndryshe, në fjalën e tij përfundimtare, Pajazitaj kishte thënë se s’ka njohuri e as dijeni për vrasjen e Donjetës.

“Ndjej shumë keqardhje për atë çka i ka ndodhur familjes Pajazitaj, sikur me më pas ndodh mua, betohem se nuk kam njohuri dhe as dijeni për vrasjen e asaj vajze”, ka thënë i akuzuari.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 qershor 2017 nga prokurorja Valbona Disha Haxhosaj, Naser Pajazitaj akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna Deçan e pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë“, i pandehuri edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë dhe atë revole të tipit të panjohur në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.

I pandehuri N.P. akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit – Komuna Deçan, në vendin e quajtur te ’’Kroni i Lajthisë”, duke qenë edhe me pare i dënuar për vepër penale të vrasjes së rëndë, me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, në mënyrë dinake dhe për motive të ulëta, ka privuar nga jeta viktimën D.P. nga po i njëjti fshatë, në atë mënyrë që derisa viktima ditën kritike ka qenë duke shkuar në punë, në këmbë nëpër rrugën në drejtim të Strrellcit të Epërm dhe kur afrohet në afërsi të shtëpisë së N.J., kalon i pandehuri N.P. me veturën e tij, i cili ndalet e merr viktimën me veturë, e me pas vazhdon në drejtim të bjeshkëve të Strellcit, dhe kur arrin tek ’’Kroni i Lajthisë’’ e privon nga jeta me armë duke shtënë dy herë në kokë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, kurse kufoma e viktimës është gjetur më 17.12.2015 në vendin e ngjarjes nga disa kalimtar të rastit. 

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./Gazeta Enigma.

Related Articles