Një person është arrestuar pasi me një shufër metalike ka sulmuar fizikisht një person tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 19:30, në Istog.
Sipas raportit bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me pas është liruar në shtëpi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me shufër metalike, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me pas është liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.