Qindra dhe mijëra qytetarë bashkë me organizatat e veteranëve të dala nga lufta tanimë kanë dalë në marshin solidarizues për t’i mbështetur ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, të cilët gjenden në Hagë.
Ky marsh i organizuar nga platforma “Liria ka emër” ka bashkuar parti politike, shoqëri civile e personalitete të ndryshme si dhe bashkësi fetare.
I njëjti marsh do të fillojë nga ora 14:00, duke filluar prej sheshit “Zahir Pajaziti” e që do të vazhdojë më pas drekt sheshit “Skendërbeu” në kryeqytet.
Më poshtë mund t’i gjeni disa pamje ku shihen mijëra qytetarë që kanë ardhur prej vendeve të ndryshme që ta përkrahin luftën e drejtë të UÇK-së.