Një person është arrestuar të shtunën rreth orës 18 në Podujevë, pasi dyshohet se e ka kanosur dhe ka tentuar ta godasë me shkop babanë.
Sipas policisë, viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, derisa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.