Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dhënë një konferencë për media para dy ndeshjeve që ‘Dardanët’ do t’i zhvillojnë gjatë këtij muaji, shkruan Gazeta “Enigma”.
Kosova do të luajë ndaj Islandës dy ndeshje vajtje-ardhje të vlefshme për ‘play-off’ të Ligës së Kombeve.
Tekniku gjerman menjëherë u pyet për situatën e Etnik Brrutit i cili nga grupmoshat e Kosovës vendosi ta përfaqësojë Shqipërinë.
Ai e ka vlerësuar Brrutin si një lojtar me perspektivë të madhe, për të cilin tha se e kishte përcjellë në kampin stërvitor stërvitor.
“E kemi shikuar Brrutin në kampin në stërvitor në janar gjithashtu e kemi përcjellur edhe tek Malisheva. I kam dhënë sqarimet dhe konsultat e mia ai ka qenë një lojtar me perspektivë”.
Foda tutje tha se tek Kosova për të ka rëndësi që një lojtar të luajë me zemër dhe se zgjedhja e Brrutit për ta përfaqësuar Shqipërinë duhet të respektohet.
“Ka qenë një lojtar me perspektivë, kapiten i grupmoshave, por për mua me rëndësi është që një lojtar të luajë me zemër për Kosovën”.
“Ai ka vendosur që të luajë për Shqipërinë dhe është vendimi i tij, duhet ta pranojmë”, ka thënë Foda.
Kujtojmë se ndeshja e parë ndaj Islandës do të luhet më 20 mars në ‘Fadil Vokrri’ teksa ajo e kthimit tri ditë më vonë (23 mars)./Gazeta Enigma/