Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, e ka konfirmuar se në shtator do të ketë takim të nivelit të lartë në Bruksel.
Lajçak me anë të një postimi në X ka theksuar se pati në takim të rëndësishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bled të Sllovenisë.
“Tema jonë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës së BE-së të 3 qershorit”, ka thënë Lajçak.
Had an important meeting with PM @albinkurti today in Bled. Our primary topic of discussion were the preparations of the next High-level Meeting of the Dialogue in September with the focus on normalisation of relations and the implementation of the 🇪🇺 statement of 3 June. pic.twitter.com/D1hiwteDYr— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 28, 2023