Gjatë ditës së sotme, Imri Jashari është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, raporton Gazeta “Enigma”.
Vendimin për shkarkimin e tij e mori Komisioni Disiplinor, në krye me Florim Zejnullahun.
Lajmin për shkakrimin e tij e ka kofirmuar për Gazetën “Enigma”, vet Zejnullahu.
Ai ka thënë se Jashari ka të drejtë ankese për vendimin e marrë.
Vendimi për shkarkimin e tij është bazuar në raportin e Komisionit për mbarëvajtje në punë, i cili ka konstatuar se më datë 25 maj të këtij viti, në orën 12:00 nuk është gjetur asnjë kardiolog në njësinë koronare në shërbim të pacientëve./Gazeta Enigma.