Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur zërave se ajo vetëm tash në këtë kohë ka nisur t’i vizitojë qytetarët.
Osmanipërmes një poatimi në Facebook ka thënë se këto pretendime nuk qëndrojnë. Ajo deklaroi se gjatë mandatit të saj si presidente, ka vizituar çdo pëllëmbë të vendit. “Meqenëse ka njerëz brenda politikës se pse po i takoj qytetarët këto ditë, e disa madje dezinformojnë se nuk e kam bërë më herët, ja e vërteta”.
“Gjatë 5 viteve mandat, vazhdimisht kam vizituar komunat, kam takuar qytetarët, kam mbështetur grupet e margjinalizuara dhe kam qenë pranë njerëzve të vyer e të urtë të vendit tonë. Vizita në fshatra e lagje të ndryshme, shkolla e kopshte, në spitale e në institucione që e mbajnë këtë shtet të fortë dhe po… edhe në Shoqatën e Zjarrfikësve”, u shpreh Osmani.
Ajo tha se “bazamenti im më i fortë i angazhimit tim do të mbetet lidhja me qytetarët, sepse Kosova është atdheu ynë i përhershëm”. “Shihemi në komunën e radhës”, përfundoi ish-presidentja Vjosa Osmani.
