Hykmete Bajrami e LDK-së ka reaguar sot lidhur me hapjen e disa pozitva udhëheqëse në institucionet e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Teksa njoftoi për këtë ajo tha se “LVV-ja, pasi e përmbylli kapjen e AKP-së, RTK-së, KPMM-së dhe Komisionit të Jurisprudencës, vetëm disa orë para shpërndarjes së Kuvendit, ka shpallur rreth 20 pozita të larta udhëheqëse”.
Këto nuk janë konkurse normale, sipas Bajramit, por “janë përpjekja e fundit për kapjen e institucioneve para se të mbahen zgjedhjet”.
“A janë këto konkurse për profesionistë, apo për t’i rehatuar njerëzit e pushtetit para zgjedhjeve?” – pyeti ajo.
Këto janë pozitat e shpallura:
1. Sekretar – Ministria e Mjedisit
2. Sekretar – Ministria e Shëndetësisë
3. Drejtor i Përgjithshëm – Akademia e Kosovës për Siguri Publike, MPB
4. Zëvendësdrejtor – Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave
5. Zëvendësdrejtor – Agjencia e Regjistrimit Civil
6. Zëvendësdrejtor – Agjencia e Arkivave
7. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Arkivave
8. Drejtor Ekzekutiv – Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore
9. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Zhvillimit të Rinisë
10. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia Antidoping
11. Drejtor Ekzekutiv – KIESA
12. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit
13. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Siguri Kibernetike
14. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Pronësi Industriale
15. Kryeinspektor – Ministria e Tregtisë
16. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia Kosovare për Standardizim
17. Drejtor i Thesarit – Ministria e Financave
18. Drejtor Ekzekutiv -AQP
19. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Kosovës për Pajisje Medicinale
20. Sekretar – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
