Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar të enjten se e merr përgjegjësinë për humbjen e Lutfi Hazirit në Gjilan.
“Unë e marrë përgjegjësinë për humbjen në Gjilan. Unë i kam kërkuar Lutfi Hazirit që të kandidojë sërish”, ka thënë Abdixhiku në Pressing.
Tutje, i pari i LDK-së tha se Haziri deshi të merrej me qendrën e partisë, megjithatë i është kërkuar të dalë të kandidojë për Gjilanin.
“Ai ka dashur të merret me qendrën, por unë i kam thënë njërit dil kandido”, ka thënë Abdixhiku.
“Pavarësisht rezultatit, ai mbetet një figurë qendrore e LDK-së”, shtoi ai.
Në garën e balotazhit në Gjilan ka fituar kandidati i VV-së, Alban Hyseni, i cili për rreth 1500 vota ka marrë më shumë se Haziri i LDK-së.
/Gazeta Enigma/