Në Gjakovë, një vajzë e moshës së mitur ka tentuar të vetëvritet, duke përdorur tableta të llojit Maprazax, shkruan Gazeta “Enigma”.
Rastin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Njoftimi i plotë:
“Më 19.08. 2021 rreth ores 20:30, është pranuar informatë se në Emergjencën e Spitalit “Isa Grezda” – Gjakovë ndodhet një e mitur e cila dyshohet për tentim vetëvrasje. Patrulla policore i është përgjigjur menjëherë rastit dhe me të arritur ne emergjencë eshte informuar nga ana e Mjekut se viktima kishte përdorur (gëlltitur) 10 tableta te llojit Maprazax dhe se gjendja e saj eshte stabile dhe jashte rrezikut për jete dhe se e njejta eshte ndalur ne Spitalin Rajonal “Isa Grezda” për përcjellje te gjendjes shëndetësore. Të gjitha njësitë policore relevante kane dalur ne vendin e ngjarjes. Në lidhje me rast është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa, bëhet e ditur se rasti është nën hetime.