Një e mitur në Suharekë dyshohet se është dhunuar nga Policia e Kosovës.
Policia përmes raportit 24 orësh, ka bërë me dije se një nga të dyshuarit është i mitur. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar tashmë, e tjetri gjendet në arrati.
Rasti dyshohet se ka ndodhur para dy ditësh.
“DHUNIM – Suharekë 26.09.2024 – 20:30. Viktima femër kosovare e mitur, dyshohet se është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovar (njëri i mitur). Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrit të arrestohet dhe me vendim të prokurorit të dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në raportin e policisë.