Kampioni në fuqi pasi bëri krenarë gjithë shqiptarët me paraqitjet në Ligën e Konferencës ku arriti deri në fazën e Grupeve, sot ka ardhur me një tjetër gjestë të madh.
Humanisi i madh, Halil Kastrati ka njoftuar se FC Ballkani ka dhuruar një shtëpi për një familje në nevojë.
“Presidenti i klubit të futbollit Ballkani z. Arsim Kabashi me menaxherin e klubit dhe disa nga lojtaret ishin musafir special ne emisionin E Premtja me Halilin.
Befasohet nje familje nevojtare se po behen me shtepi te re fal donacionit te dhuruar nga FC Ballkani me president Arsim Kabashin
Diten e Premte ne ora 20:00 ne kanal 10 rrefimet e lojtareve dhe menaxherit per arritjet e klubit si dhe surpriza e ndertimit te nje shtepie per nje familje nevojtare nga Presidenti, Arsim Kabashi.
Bamires, Zoti kurre mos ju humbte!”, ka shkruar Halil Kastrati.