“E pasaktë, e pasaktë, e pasaktë”, Murati i kundërpërgjigjet opozitës

“E pasaktë, e pasaktë, e pasaktë”, Murati i kundërpërgjigjet opozitës

Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk është pajtuar me asnjë deklarim që ka ardhur nga opozita për gjendjen në një sërë sektorësh në vend.

“Është e pasaktë që nga Serbia importi është rekord. Rekord ka qenë në vitin 2017 kur në qeveri kanë qenë LDK dhe PDK. Vlera ishte 450 milionë”, ka shtuar ai.

“Është e pasaktë që norma e inflacionit është 20 apo 50. Norma e inflacionit është 10.5 përqind. Ky inflacion do të ishte edhe më i ulët, nëse LDK nuk do ta çonte në Kushtetuese Ligjin për Çmimin për Produktet Bazë”.

“Është e pasaktë që nuk kemi ndihmuar komunat. Vetëm për Prishtinë kemi ndarë 270 milionë”.

Related Articles