1 vit nga rizgjedhja e Agim Ademit si president i FFK-së

1 vit nga rizgjedhja e Agim Ademit si president i FFK-së

Sot u bë një vit nga Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, në të cilin Agim Ademi ishte rizgjedhur me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve për mandatin e tij të dytë katërvjeçar. E në njëvjetorin e rizgjedhjes së Ademit, FFK ka postuar një video dhe artikull me të arriturat e këtij 1-vjeçari të Ademit, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak pasi prokuroria është duke i kryer disa hetime rreth FFK-së.

Postimi i FFK-së
Mandati i ri filloi me moton “Bashkë për Futbollin”. Programi gjithëpërfshirës katërvjeçar i hartuar nga presidenti Ademi, i mbështetur nga profesionistë të fushës, u përkrah nga komuniteti i futbollit dhe nga delegatët e Kuvendit të FFK-së.

Vitin 2022 e nisëm me rritje të buxhetit prej 33 përqind. Kjo gjë mundësoi  realizimin e shumë projekteve si dhe mbështetje për klubet nga fondi i solidaritetit të UEFA-s, sponsorizimi i ligave, të drejtat televizive si dhe heqja e kuotizimit për klubet dhe mbulimi i shpenzimeve të gjyqtarëve.

Madje, përmirësimi i infrastrukturës së klubeve ishte në epiqendër të programit të presidentit Ademi. Kësisoj, përveç mbështetjes së klubeve në mirëmbajtjen e fushave dhe rregullimin e sistemit të ujitjes për të gjitha fushat me bari natyral, FFK realizoi projektet e ndërtimit të disa fushave me bari sintetik në qytete të ndryshme: U rindërtuan fushat e KF Ballkani, KF Flamurtari, KFF Bazeli 2015, Lidhjes Rajonale të Pejës në Brestovik, fusha në Bardh të Madh, në Obiliq, Ratkoc, Fushë Kosovë, Vitomiricë dhe fusha për personat me nevoja të veçanta në Bërnicë.

Related Articles