Në Jabllanic të Vogël të Pejës ka ndodhur një ngjarje e pazakontë.
Një person ka thyer dritaren e një klase përmes të cilës ka hyrë dhe ka vjedhur katër ditarë.
Për këtë policia ka nis mënjherë hetimet.
Sipas njoftimit të policisë nuk bëhet e ditur nëse është identifikuar i dyshuari.
Mëgjithatë veprimet e tij janë të regjistruara në kamerat e sigurisë.
“Ankuesi mashkull kosovar, drejtori i shkollës, ka njoftuar se gjate natës një person i panjohur i maskuar ka thyer dritaren e një klase dhe përmes dritares së thyer ka hyrë në brendi të shkollës ku kishte dëmtuar derën e sallës se arsimtareve dhe prej aty kishte vjedhur katër ditarë dhe ishte larguar nga ai lokacion. Veprimet e të dyshuarit janë kapur nga kamerat e sigurisë së shkollës. Rasti po hetohet nga policia”, thuhet në raportin e PK-së. /Gazeta Enigma
E pazakontë – Një person thyen dritarën e një klase për të vjedhur katër ditarë
