E rëndë: 18-vjeçarja nga Vushtrria përfundon në QKUK si pasojë e mbidozës, një person e futi në furgon dhe e drogoi

E rëndë: 18-vjeçarja nga Vushtrria përfundon në QKUK si pasojë e mbidozës, një person e futi në furgon dhe e drogoi

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri, pasi një 18-vjeçare u dërgua në QKUK, për shkak të mbidozës së përdorimit të substancave narkotike, që ia kishte dhënë për t’i konsumuar një person. Sinjali ka mësuar detaje se si vajza ra pre e një të dyshuari, i cili e mashtroi duke i dhënë drogë.

Gjithçka ndodhi pasi viktima doli nga një restorant ku kishte marrë pjesë në një aheng familjar dhe e mori i dyshuari me një furgon të bardhë.

Gjatë rrugës, për një moment vajza e shqetësuar iu kishte drejtuar të dyshuarit se po ndihet e frikësuar duke qenë në automjet me të. Me arsyetimin se droga ia kalon frikën, i njëjti i kishte ofruar 18-vjeçares substanca narkotike, duke i thënë se kështu do t’i kalojë ajo gjendje.

Në deklarimin e viktimës të dhënë para policëve thuhet se nga momenti kur i dyshuari i ka dhënë narkotikë, ajo s’ka mbajtur më asgjë në mend, si pasojë e mbidozës.

Sinjali mëson se palët janë njohur mes vete pasi kanë qenë miq në shkollën fillore.

Deri më tani, i dyshuari ende nuk është kapur nga Policia, ndërkohë që hetimet per rastin kanë nisur me urdher të Prokurorit të Shtetit

Related Articles