E rëndë në Vushtrri: 37-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në QKUK

E rëndë në Vushtrri: 37-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në QKUK

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur edhe dje në një familje në rrugën “Haxhi Zeka” në Vushtrri, ku një burrë i moshës 37-vjeçare deshi t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar preparate kimike që për pasojë ia përkeqësuan gjendjen shëndetësore.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së, me ç’rast kanë njoftuar se viktima është dërguar në këtë qendër pasi fillimisht ishte trajtuar në Vushtrri.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Related Articles