E rëndë: Një burrë në Lipjan tenton ta vrasë me sëpatë ish gruan e tij

E rëndë: Një burrë në Lipjan tenton ta vrasë me sëpatë ish gruan e tij

Një burrë në Gadime të Lipjanit, tentoi ta privonte nga jeta ish-bashkëshorten e tij me sëpatë.

Viktima është lënduar nga ky sulm, ndërkohë që po trajtohet në QKUK.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, tha se i dyshuari është identifikuar dhe po vijojnë procedurat për kapjen e të njëjtit.

“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e  procedurale, ndërkohë që personi i lënduar (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë”, tha Ahmeti.

Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, tha se gjendja e viktimës është stabile dhe po vijon trajtimi i saj në Qendrën Emergjente.

Related Articles