Pas publikimit të një video- incizimi në media ku shihen katër persona duke ushtruar dhunë fizike ndaj një të riu në rajonin e Pejës, ka reaguar policia.
Siç njoftohet, pas angazhimeve nga hetuesit policor në Pejë me datë 15.10.2022, është siguruar video-incizimi përmes të cilit video incizim janë identifikuar dhe arrestuar katër (4) personat e dyshuar të përfshirë në ketë rast.
Të arrestuarit janë: L. M; i lindur më 2003, T. M; i lindur më 2005, S. B; i lindur më 2007, E. A; i lindur më 2008.
Pas intervistimit, me urdhër Prokurorit kompetent tre të dyshuarve me numër rendor (1, 2 dhe 3) iu është caktuar masa e ndalimit, përderisa i dyshuari i katërt i mitur (nr. 4) është liruar në procedurë të rregullt.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, parandalimit të rasteve kriminale dhe arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar”, thuhet në njoftim e PK-së.
Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha se janë arrestuar personat e dyshuar.
“Personi i dyshuar i moshës madhore është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ku kërkesa e Prokurori të Shtetit është aprovuar nga Gjykata. Për dy personat e dyshuar ( të mitur) për njërin është bërë masa e arrestit shtëpiak, ndërsa për tjetrin ndalimi i afrimit të personit”, ka deklaruar Nikçi.
Siç dëgjohet në videoincizim, njëri nga sulmuesit derisa e godiste, ai po ashtu edhe e kërcënonte duke i thënë viktimës: “Kom me ta shpraz karikatorin n’kry”.