“E rrahën dhe ia drejtuan revolen”, Policia jep detaje të reja për incidentin mes Feros dhe Jetmir Agajt

“E rrahën dhe ia drejtuan revolen”, Policia jep detaje të reja për incidentin mes Feros dhe Jetmir Agajt

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në lidhje me një incident të raportuar dje ku ishte i përfshirë reperi “Fero”.

Ky i fundit përfundoi në pranga pasi që dyshohet se bashkë me një person tjetër kanë rrahur në studion e tij producentin, Jetmir Agaj.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ndërkaq ka dhënë detaje shtesë në lidhje me ngjarjen.

Ata kanë bërë të ditur se viktima e këtij rasti ka kërkuar tretman mjekësor. Njëri nga të dyshuarit, ia ka drejtuar edhe armën viktimës.

“Rr. Nebih Gashi, Prishtinë 29.10.2021 – 15:20. Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se,  në studion e tij është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa njëri prej të dyshuarve i  kishte drejtuar revolen  viktimës tjetër e cila ishte jashtë studios. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles