Sulmuesi shqiptar i Rubin Kazanit, Mirlind Daku, ka shpërthyer sot me dy gola ndaj Akron Togliatti, shkruan Enigma.
Dy golat, Daku ia ka dedikuar Martinit dhe familjes së tij.
“Dy golat shkojnë për familjen e Martinit dhe për vet Martinin. Bohuni të fortë, ai do shndrit në parajsë”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Martini 14 vjeçar, vdiq pasi u therr me thikë nga një i mitur, pranë shkollës së tij.